Kuvendi i ardhshëm, 100 deputetë banorë të Tiranës
Related Articles
Rreth 50% e popullsisë që jeton në fshat nuk ka asnjë përfaqësues në Parlament
Më shumë se 70 % e deputetëve që do të jenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë jetojnë në Tiranë edhe pse do t’u duhet të përfaqësojnë komunitete dhe zona jashtë ose përtej kryeqytetit, ndërkohë që në listat e partive nuk ka asnjë kandidat që jeton në fshat, pavarësisht se më shumë se 50% e popullsisë jeton në fshat.
Portali verifikoj.al renditi emrat e kandidatëve të katër partive kryesore që garojnë në këto zgjedhje sipas përqindjes së fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017. Njëkohësisht nxori nga përmbledhjet jetësore që ata kanë dorëzuar në kuvend për të parë vendbanimin dhe vendlindjen e tyre.
Nga kjo listë kemi hequr 36 deputetët e qarkut të Tiranës edhe pse logjika mund të vlejë edhe për një pjesë të qarkut të Tiranës, siç janë përfaqësuesit e Kavajës apo Rrogozhinës, ku normale do ishte që deputetët të banonin në këto qytete.
Por, në 11 qarqet e tjera, që në total kanë 104 deputetë, vetëm 40 prej tyre banojnë në zonat përkatëse, ndërsa më shumë se 60 prej përfaqësuesve të këtyre zonave banojnë në Tiranë prej vitesh, e disa, prej dekadash. Nëse i shton kësaj shifre edhe 36 deputetët e Tiranës, rezulton se më shumë se 100 deputetë të Kuvendit të ardhshëm banojnë në Tiranë.
Për shembull, në qarkun e Kukësit, të tre kandidatët (dy të Partisë Demokratike dhe një i Partisë Socialiste) e renditur në zonën fituese, prej vitesh jetojnë në Tiranë; në Berat vetëm njëri nga deputetët do të jetë banues në këtë qark; po ashtu edhe në Gjirokastër.
Dy qarqet që kanë banorë të tyre numrin më të madh të deputetëve janë; Qarku i Durrësit dhe ai i Shkodrës.
Për këtë listë deputetësh që jetojnë në Tiranë e përfaqësojnë komunitete anë e kënd Shqipërisë, ligji i miratuar prej tyre, parashikon dieta dhe një trajtim financiar shtesë. Ndërkohë, gjithnjë sipas përmbledhjeve jetësore që deputetët kanë dorëzuar, asnjë prej kandidatëve që janë në zonën e sigurt të listave, nuk banon në fshat.
Ky përjashtim i fshatit, reflektohet edhe në programet elektorale-qeverisëse të partive politike. Ka fare pak vëmendje për popullsinë, infrastrukturën dhe dukuritë sociale në hapësirat rurale.
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment