Nëna e vrarë, nusja e ‘përdalë’ dhe ‘dora e Adamit’ në debatin publik
Related Articles
Nga Zylyftar Bregu
‘Therja’ e Fatmira Dedajt ishte mbase episodi më mizor në të gjithë dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani. Për nga mënyra se si ishte realizuar, ishte akt burracak, por edhe më shenjuesi sa i përket koklavitjes së krimit të organizuar me strukturat që paguhen për ta luftuar atë. Masakrimi i gruas së pafajshme ishte aq mizor, sa edhe të penduarin që kishte kryer disa ekzekutime, e kishte “zënë gjaku” kur kishin vrarë Fatmirën. Historia, për të cilën ne jemi informuar si vrasje me qëllim grabitjen, paska qenë shumë rrënqethëse.
Zemra e nënës e coptuar nga vrasja e djalit të saj, ka kryer hetime dhe e ka gjetur kush është autori. Por, nuk vepron si ai që i ka vrarë djalin. E identifikon, e nuk paguan për ta vrarë, siç bëri autori, por shkon tek prokurori që heton vrasjen e djalit të saj, i tregon autorin dhe i kërkon ta kapë, ndalojë, arrestojë e ta dënojë atë.
Prokurori, që sigurisht e di se cili është autori, bezdiset nga lutjes e saj, edhe pse janë lutjet e zemrës së nënës. Siç duket, bezdinë ja shkaktojnë dy rrethana: Rrethana e parë, sepse nëna e di autorin që i ka vrarë djalin; Së dyti, guximi i saj. Jo vetëm që e di, por po këmbëngul (prokurori konsideron presion trokitjen e nënës në portën rrethuese të prokurorisë) që të arrestojë autorin. Prokurori zgjedh se me cilin duhet ta ndajë shqetësimin për bezdinë e Fatmirës, pikërisht me vrasësin e djalit të saj. Prokurori është “porositësi” i ekzekutimit të Fatmirës, edhe pse ai thjesht ka përcjellë bezdinë, mbase si një akt heroizmi, për t’i treguar miqve se po i qëndron presionit të saj për të vepruar.
Në një organizatë kriminale gara është për të demostruar përkushtim dhe mizori. Autori që ka vrarë djalin, urdhëron masakrimin edhe të nënës së tij, Fatmirës. Paguan plot 40 mijë Euro për këtë.
Por, episodi më mizor i rrëfimit të të penduarit kaloi me vëmendjen e një serie të një telenovele turke.
Opinioni publik nuk e ka mësuar ende, se kush është prokurori (ose prokurorët) që hetonin vrasjen e djalit të Fatmira Dedajt. Po oficeri i Policisë Gjyqësore? Cila është karriera dhe fati i tyre? A ka nisur ndonjë hetim administrativ ndaj tyre? Cila është akuza e ngritur në rastin e vrasjes së Fatmira Dedajt? Po prokurori që ka hetuar këtë krim?
Janë pyetje të domodsohme kur një i penduar ka treguar një pjesë të episodit. Gazetaria, sidomos gazetaria e thelluar nuk mjaftohet vetëm në citimin e atyre që ka thënë i penduari. Mbase i penduari ka gënjyer. Prandaj, media bën konfrontimin, ballafaqimin, vërtetimin, analizën e dëshmisë së tij.
Siç duket, edhe në debatin publik vepron “dora e fshehtë” e Adam Smithit që vepron në ekonomi.
Për të mos prishur për herë të dytë qetësinë e strukturave të drejtësisë, drama, tragjedia duhej rivalizuar me komedi.
Përderisa mizoria kishte në qendër një grua, duhej të gjendej një grua. Mizoria kriminale mund të zëvendësohej me tërmetin e moralit, të nderit.
Nusja nga Librazhdi, që tradhëtoi burrin që e kishte të tillë vetëm në dokumenta, e bëri opinionin publik të ndërronte kanal, të braktiste fatkeqen Fatmira për të parë një tjetër fatkeqe në krevat me ‘jaranin’.
Dhjetra faqe për të diskutuar mbi atë që ka bërë një 20 vjeçare në Librazhd, qindra orë debat, diskutim, lumenj komentesh në oqeanin digjital. Vetëm se, vështirë të gjesh ndonjë syresh që ka një përgjigje të saktë për pyetjen; Cili është interesi publik për tradhëtinë e një nuseje 20-vjeçare që edhe aktin nuk e kishte në publik, por në krevatin e saj?!
Media klasifikohet sipas qëndrimit që mban ndaj ngjarjeve: Media serioze ka lindur dhe angazhohet për zhvillimet që kanë interes për publikun; Mediat tabloide kërkojnë kryesisht ngjarje interesante për publikun.
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment