14.04.2021
Related Articles
Shqipëria ka siguruar 50 mijë doza të vaksinës “Sputnik V”, dhe sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu brenda këtij muaji pritet të mbërrijë sasia e parë e tyre, e ndërsa në shumë vende është pezulluar procesi i vaksinimit me vaksinën “Astrazeneca” dhe “Johnson &Johnson”, në vendin tonë ky proces vijon normalisht.
Vettingu ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Bernina Kondi, bashkëshorten e prokurorit të Tiranës Ervin Karanxha si pasojë e mosjustifikimit të pasurisë, ku siç duket edhe për këtë të fundit do jetë i njëjti fat.
Gjatë ditës së sotme kryeministri Rama ishte në qarkun Dibër ku vizitoi edhe rrugën e Arbrit, të cilën e cilësoi një premtim të mbajtur e ndërsa nga ana tjetër kryetari i partisë demokratike Basha nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën e biznesit të vogël dhë të mesëm, duke premtuar edhe reformë të thellë fiskale.
SPAK-u kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti, të liruar nga Gjykata e Posaçme e Apelit, i cili u arrestua pas zbardhjes së përgjimeve të sekretares së gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha, ku sipas prokurorisë ai u akuzua për shpërdorim detyre.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave gjatë vitit 2020, situata pandemike ka thelluar pabarazitë sociale në Shqipëri duke bërë që të pasurit të bëhen më të pasur ndërsa të varfërit më të varfër.
Danimarka ka pezulluar përfundimisht procesin e vaksinimit me “Astrazeneca” pasi sipas verifikimeve ajo është bërë shkak për tromboza tek pacientët që kanë marrë dozën e saj.
Presidenti i ShBA-së Joe Biden i ka kërkuar homologut të tij rus Vladimir Putin dialog për uljen e tensioneve me Ukrainën ndërkohë që Kremlini ka reaguar duke thënë se është ende herët për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment