21.04.2021
Related Articles
Elbasani është tronditur sërish gjatë mesditës së sotme, pas një përplasje me armë midis militantëve të dy partive kryesore, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani i PS-së dhe u plagosën 4 të tjerë, mes tyre edhe një efektive policie.
Ambasada amerikane dhe ajo e BE-së kanë reaguar për ngjarjen në Elbasan, ku kërkojnë zbardhjen e çështjes si dhe i bëjnë thirrje presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe liderit demokrat Basha të kenë vetpërmbajtje dhe të refuzojnë dhunën.
Dy aktivistë të LSI-së janë ndaluar nga policia e Vlorës pasi dyshohen të jenë të përfshirë në krimin zgjedhor, shitblerje votash.
Fushata elektorale vazhdon të jete e tensionuar dhe nuk kanë munguar as akuzat ndaj njëri tjetrit, ku kryeministri Rama thotë se Basha shoqërohet nga ish-policë të korruptuar ndërsa ky i fundit e ka cilësuar si gënjeshtar me projekte 3D.
6 mijë efektivë të policisë do monitorojnë procesin e votimit për të siguruar mbarvajtje të zgjedhjeve të dielën, më 25 prill.
Ditën e sotme është përuruar spitali Rajonal Memorial i Fierit dhe Presidenti turk Erdogan me anë të një video-mesazhi e cilësoi këtë spital simbol të miqësisë midis dy vendeve.
Ish-polici që vrau George Floyd në Amerikë është dënuar me burg nga gjykata, ndërsa nuk kanë munguar edhe reagimet e presidentit Biden dhe ish-presidentit Obama, të cilët e konsideruan të drejtë vendimin e gjykatës në luftën kundër racizmit.
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment