20.04.2021
Related Articles
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar një audio-përgjim të drejtorit të kadastrës Artan Lamaj, ku ky i fundit dëgjohet të urdhërojë vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve në këmbim të votave, por nga ana tjetër, Lamaj ka thënë se mbledhja është zhvilluar në vitin 2017 dhe nuk ka të bëjë me zgjedhjet aktuale.
Këshilli Shqiptar i Medias e konsideron si cenim të pavarësisë dhe lirisë së medias sekuestrimin e serverave të portalit Lapsi.al nga SPAK-u.
Ngjarja e Kavajës ka nxitur tensione midis partive politike ndërsa i shpalluri në kërkim Ndriçim Jonuzi, nëpërmjet një video-mesazhi nga arratia, ka thënë se sulmi i tij ndaj demokratit Okshtuni nuk ka pasur qëllime politike.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku u siguroi të pranishmëve që përdorimi i të dhënave personale dhe ‘patronazhimi’ nuk është një çështje shqetësuese por akuzoi presidentin Meta që po përpiqet të destabilizojë vendin, ndërkohë që lideri demokrat Basha ka premtuar rritjen e investimeve të huaja në vend, si dhe frenimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.
Ministria e Shëndetësisë ka miratuar protokollin e masave anti-kovid që do zbatohet në datën 25 prill, detyrat për KQZ-në dhe votuesit pjesëmarrës në zgjedhje.
Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka garantuar se procesi i numërimit të votave do të përfundojë brenda 48 orëve, si dhe u ka bërë thirrje partive politike të ulin tensionet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.
Shqipëria do të përfitojë 145 mijë vaksina “Pfizer”, nga donacioni i parë i BE-së për Ballkanin Perëndimor, të cilat do të përdoren për vaksinimin e stafit mjekësor.
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment