23.04.2021
Related Articles
Fushata elektorale e dy partive kryesore në vend është mbyllur ditën e sotme, ku kryeministri Edi Rama zgjodhi Durrësin dhe Vlorën për mitingun përmbyllës ndërsa lideri demokrat Basha ishte në Elbasan dhe Tiranë për të bërë thirrjen e fundit mbi votën e 25 prillit.
Disa video-përgjime të transmetuara në emisionin “Breaking” në Top News, tregojnë pazaret për blerjen e votës nga kandidati LSI-së për Tiranën, Etjen Joka.
Kandidati për deputet i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu është proceduar penalisht nga policia me akuzën për kërcënim dhe nxitje dhune pas deklaratës së djeshme ku ai tha se do përsëritet ngjarja e Elbasanit ndonëse më vonë e tërhoqi këtë deklaratë duke kërkuar falje.
Prokuroria e Posaçme “SPAK” ka nisur hetimet për shit-blerjen e votës pas denoncimeve dhe publikimeve të disa rasteve të krimit zgjedhor.
Të vaksinuarit janë ri infektuar sërish me Covid-19 edhe pas marrjes së dozës së parë të vaksinës ndërkohë që këtë e pohojnë edhe ekspertët, por sipas tyre pacientët nuk kanë pasur gjendje të rënduar si dhe ky fakt nuk lidhet me efektivitetin e vaksinës.
Autoritetet e Drejtësisë turke kanë kërkuar ekstradimin nga Shqipëria të biznesmenit turk Fatih Faruk Özer pasi akuzohet për mashtrim duke përdorur sistemet teknologjike që arrijnë shumën e rreth 2 miliardë dollarëve.
Kryeministri grek Mitsotakis ka kërkuar të takohet me presidentin turk Erdogan për të gjetur një zgjidhje mbi mosmarrëveshjet dhe për të ulur tensionet midis dy vendeve.
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment