18.04.2021
Related Articles
Mediat zvicerane i bëjnë jehonë vjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve nga zyrat e PS-së ndërsa e kanë cilësuar Edi Ramën si diktator që po përdor frikën dhe terrorin për të mbajtur peng pushtetin.
Aeroporti i Kukësit pret fluturimin e parë inaugurues por ndryshe nga çfarë u premtua, që linja do ishte direkt nga Londra, avioni i “Air Albania” bëri ndalesën e parë tranzit në aeroportin e Rinasit për t’u nisur pastaj drejt Kukësit.
Fushata elektorale e ditës së sotme e dy liderëve politikë Rama dhe Basha ka pasur si qendër veriun e Shqipërisë, ku të dyja palët shpalosën programin e tyre ndërkohë që ka mbetur vetëm një javë nga zgjedhjet parlamentare të përgjithshme.
KQZ u ka dërguar letër dy partive kryesore në vend për zbatimin e ligjit mbi materialet propagandistike si dhe heqjen e posterave nga institucionet publike.
50 mijë doza të vaksinës “Astra Zeneca” kanë mbërritur këtë të diel në vendin tonë ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se priten të vijnë të tjera vaksina në javët në vijim.
Greqia po përballet me një situatë alarmante nga Covid-19, ku numri i të vdekurve dhe infektimeve ditore janë në ritmet më të larta se gjatë gjithë periudhës pandemike.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se është kundër dokumentit slloven që propozon ndryshimet e kufijve në Ballkan, pjesë e të cilit është edhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment