22.04.2021

Redaktor
By Redaktor 22 Prill, 2021 19:57

Related Articles

Drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu deklaroi se në ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, nuk janë gjetur materiale zgjedhore në makinë siç pretendohej nga PD-ja, ndërkohë që bën të ditur se mbi ish-efektivin e forcave Renea, Arbër Paplekaj, rëndojnë disa akuza.

Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona, mbështetës të PS-së, të cilët supozohen se po shpërndanin para në këmbim të blerjes së votave.

Presidenti Ilir Meta ka bërë përgjegjës  kryeministrin Edi Rama për tensionimin e situatës në prag të zgjedhjeve, ndërsa kritikoi edhe ndërkombëtarët për reagim të vonuar mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi.

LSI-ja ka zhvilluar mitingun përmbyllës, këtë të enjte, në sheshin “Nënë Tereza”, ku kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi tha se 25 Prilli është dita e ndryshimit për Shqipërinë.

Mbyllja e fushatës elektorale të socialistëve në Tiranë ka nisur me një falenderim për ‘patronazhistët’ si dhe me akuza ndaj kundërshtarëve politikë për dhunë dhe vrasje, ndërsa nga ana tjetër, kryedemokrati  Basha e akuzon kryeministrin Rama për lidhje me bandat kriminale dhe për shit-blerje votash.

Gjatë një vizite në Kosovë, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u shpreh kundër dokumentit të ndryshimit të kufijve në Ballkan pasi e konsideron atë një ide të rrezikshme dhe jorealiste.

Policia Italiane ka vënë në pranga 29-vjeçarin shqiptar Endri Elezi, i cili akuzohet për bashkëpunim në sulmin terrorist, në Nisë të Francës, në vitin 2016.

Redaktor
By Redaktor 22 Prill, 2021 19:57
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Na ndiqni

7.... fjali

Lexo më shumë

Kontekst

Pikëpamje