19 .04.2021
Related Articles
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur kthimin e gjimnazistëve në godinat shkollore si dhe futjen në karantinë dy javë për të gjithë të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
5 persona mbetën të plagosur ditën e sotme pas një sulmi me thikë, në xhaminë “Dine Hoxha”, në kryeqytet, ndërsa mësohet se autori është 34 vjeçari Rudolf Nikollaj nga Klosi, me probleme të shëndetit mendor.
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë, ku ka mbetur i plagosur sekretari i kësaj zyre Bledi Okshtuni dhe është shpallur në kërkim nga policia autori i krimit.
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga SPAK-u hetimin e patronazhistëve si dhe i ka cilësuar si të politizuara të gjitha sondazhet e publikuara, ku favorite është PS-ja.
“Patronazhimi” është bërë kryefjala e kryeministrit Rama gjatë takimeve elektorale, ku sipas tij, databaza e gjendjes civile ka ekzistuar në internet që nga viti 2009 dhe nuk mund ti delegohet faji vetëm PS-së ndërkohë që lideri i partisë Demokratike ka zhvilluar një takim online me konservatorët britanikë, të cilët u shprehën në mbështetje të tij.
Bizneset kanë kërkuar shtyrjen e afatit për përdorimin e faturave digjitale, që ishte parashikuar të niste këtë vit.
Partia e Gjelbër në Gjermani ka nxjerrë për herë të parë një kandidate për kancelare, 40 vjecaren Annalena Baerbock, e cila po shihet edhe si rivalja kryesore e Merkelit.
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment