Pa-k-oment
Related Articles
9 dhjetor 2020
Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin!
15 dhjetor 2020
“Po bëjmë luftë për të garantuar vaksinimin falas, nuk do të jetë e detyrueshme por, për këdo që dëshiron të vaksinohet, ajo do të jetë falas.”
29 dhjetor 2020
“Më falni për modestinë, por për të lypur për Shqipërinë, jam njësh”…
1 janar 2021
10 750 dozat e para të kësaj kontrate do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. 30 250 doza të tjera do të vijnë në shkurt e të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit”…
11 janar 2021
“Kemi vetem 975 vaksina për fillimin e procesit dhe, siç e kam theksuar, do të vijnë 10 750 doza nga Pfizer. Presim dhe 2000 doza të tjera nga i njëjti vend mik. Sot nisim me këtë, në ditët në vijim do të shtohet dhe ne do të kemi më shumë vaksina se kapaciteti në ditë dhe menjëherë, në fillim të javës së ardhshme, do ti japim Kosovës për spitalin Infektiv”.
11 janar 2021
“E bëra vaksinën tani, vetëm për të dhënë mesazhin se është e sigurt. Çdo gjë në rregull. Gjithçka fantastike. Shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë vaksina”
1 shkurt 2021
Kanë filluar kërcënime për hedhje nëpër gjyqe, penalitete për kompanitë nga ana e BE-së, ndërkohë që ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të Pfizer duhet të vinin në javën e tretë të Janarit dhe, sipas konfirmimit të fundit, dozat e para mbërrijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza, ndërkohë që jemi shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare me AstraZeneca dhe po vazhdojmë kontaktet tona me disa vende.
1 shkurt 2021
Sot, Pfizer-i lëvron dozat e para, të cilat janë ekzaktësisht 1170 doza, që do të thotë se fusim në proces vaksinimi, përveç atyre që kanë marrë dozën e parë, ndër të cilët jam dhe unë dhe për të cilët kemi dozat e dyta gati, gjithashtu edhe për 1170 të tjerë. Ndërkohë, zotimi i marrë nga Pfizer-i është që, brenda muajit, në javët në vijim, – nuk po jap data se këtu u bë histori ndryshimesh të vazhdueshme, jo për shkakun tonë, – ama brenda muajit shkurt do të vijnë edhe dozat e angazhuara, qoftë 10750, qoftë dhe 31 mijë. Pra, të 41 mijë dozat që ishin të parashikuara për periudhën e fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit janë të angazhuara nga Pfizer-i. Nëse do të ketë prapë ndryshime do t’ju informojmë.
2 shkurt 2021
Po, dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer-i, që në mesin e shkurtit mbërrijnë 10 mijë e kusur dozat e parashikuara dhe brenda shkurtit vijnë edhe 30 mijë e kusur dozat e tjera, sipas angazhimit të darkës së vonë mbrëmë.
15 shkurt 2021
“Sot mbërrijnë 7020 doza dhe sipas skedulit të ri të dhënë nga kompania pas atij momenti bllokimi, vazhdojmë javët në vijim, për të përmbyllur brenda marsit, të gjithë dozat që kemi deklaruar fillimisht”
Write a comment
No Comments
View comments
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment