Pas kullës ikonike të Tiranës me 2017, Sheiku premton portin e Durrësit!

Redaktor
By Redaktor 17 Janar, 2021 08:35

Darka e Dubait disa ditë më parë, ku rreth tavolinës kishte përfaqësues të qeverisë, bashkisë së tiranës, biznesmenë dhe “spin doctors” veç të tjerave zbuloi se “shkesi” e të gjithëve, ose financuesi i darkës ishte një biznesmen nga Dubai që ka propozuar investime përrallore në portin e Durrësit.

Por, emri i investitorit për shqiptarët e vëmendshëm nuk përmendet për herë të parë për investime përrallore. Katër vjët më parë, qeveria dhe pushteti local i Tiranës prodhuan qindra lajme për atë që e konsideronin “Kulla ikonike” e Tiranës. Investimi dhe Kulla u cilësuan si “të papara” nga Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Kontekst historik

Në vitin elektoral të zgjedhjeve për Parlamentin e ri, në Bashkinë e Tiranës kompania “Al Habtoor Investment LLC”, paraqet propozimin për ndërtimin e një kulle me lartësi 350 metra dhe me një investim 250 milion euro. Propozimi ishte shumë joshës. Edhe emri I kullës gjithashtu; Kulla ikonike” që do të vendosen në Bulverrdin e Ri. Kompania kërkonte tokën, 25 mijë metra katrore, që kapte vlerën e 12 milion eurove dhe heqjen e TVSH, taksa doganore dhe shmangien e tatim fitimit për 15 vitet e arshshme. Bashkia përfitonte 3 mijë metra katorë ndërtim me vlerë 9-10 milion dollar.

Qeveria e mori seriozisht këtë propozim, dhe hartoi edhe një ligj për të nisur negociatat. Ligji mban numrin 56/2017. Në prezantimin që Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit bëri para deputetëve të Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.deklaroi se kompania do të punësonte gjatë ndërtimit rreth 6 mijë persona dhe punësim pas rindërtimit, rreth 3 mijë persona.

Realiteti

Jemi katwr vjet pas propozimit. Swrish nw njw vit elektoral.

Kulla nuk është nisur të ndërtohet as katër vjet pas propozimit. Qeveria nuk ka sqaruar se pse nuk dështuan negociatat. Bashkia, e cila ishte institucioni që vuri në lëvizje gjithë shtetin, nuk ka bërë transparencën se çfarë nuk funksionoi në këtë propozim.

Investitori duket se nuk ka ndonjë qejfmbetje me pushtetarët e Tiranës. Këto katër vjet në vend të ndërtimit të kullës ikonike I ka shfrytëzuar për të hartuar një projekt të ri në portin e Durrësit.

Për më shumë mund të shikoni

https://www.youtube.com/ëatch?v=NMtnF60v7Ls

https://shqiptarja.com/lajm/video-kulle-350-metra-e-larte-ne-br-bulevardin-e-ri-pamjet-e-projektit

Redaktor
By Redaktor 17 Janar, 2021 08:35
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Na ndiqni

7.... fjali

Lexo më shumë

Kontekst

Pikëpamje