Qendra Kombëtare e azilkërkuesve, jashtë funksionit

Redaktor
By Redaktor 3 Shtator, 2021 14:55

Qendra Kombëtare e azilkërkuesve, jashtë funksionit

Autoritetet që po administrojnë dhe koordinojnë procesin e pritjes dhe strehimit të afganëve në Shqipëri, nën zë pohojnë se godinat e studentëve në Qytetin Studenti po përdoren thjesht si mjedise për të kryer regjistrimin dhe kontrollin mjekësor të shtetasve afganë të larguar nga Afganistani. Menjëherë më pas, afganët do të strehohen në struktura hoteliere. E në fakt, deri tani ashtu ka ndodhur. Por, këtë proces qeveria shqiptare duhet ta kryente në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit që ndodhet në Babrru, thuajse në mënyrë të baraslarguar nga qendra e Tiranës sa Qyteti Studenti.

Një ndër arsyet se përse nuk përdoret kjo strukturë e ngritur enkas për azilkërkuesit është se Qendra është jashtë funksionit, pavarësisht se ka një organikë prej 15 personash dhe, vetëm pak kohë më parë, është shpenzuar një buxhet i majmë nga Bashkimi Europian për ta ndërtuar sipas standardeve.

Pakkush prej emigrantëve që përfundojnë në Shqipëri i përdor mjediset e Qendrës Kombëtare të Pritjes së Azilkërkuesve. Pavarësisht se nëpër rrugët e Tiranës mund të hasësh emigrantë që kërkojnë për të ngrënë nëpër lokale ose lypin, ata qëndrojnë në këto mjedise vetëm ditët e para, pasi i dorëzon aty policia kufitare, më pas e braktisin atë.

Për shembull, me datën 1 shtator të këtij viti, në këtë qendër ishin vetëm katër azilantë nga vendet e lindjes së mesme.

Autoritetet drejtuese të qendrës apo Ministria e Brendshme, nga e cila varet kjo strukturë, nuk dhanë informacion zyrtar mbi kapacitetin e qendrës, e cila ofron kushte minimale për të jetuar. Këto autoritete refuzuan edhe kërkesën për të parë dhe filmuar kushtet e brendshme të Qendrës, me argumentin se ruanin privatësinë e azilkërkuesve, edhe pse pranonin se për momentin janë vetëm katër të tillë.

Kapaciteti teorik i qendrës është për 120 persona, ndërsa burime shumë të sigurta nga punonjësit e qendrës, si dhe njëri prej azilantëve, të cilin e kontaktuan sapo doli prej qendrës, thanë se ditët e fundit janë bërë punime dhe janë sistemuar deri diku, shtatë dhoma. Ndërhyrja është bërë vetëm pas një urdhri të kryeministrit për shkak të situatës së krijuar me afganët.

Ndërkohë, para rreth dhjetë ditësh, Qeveria Shqiptare ka miratuar një fond tjetër prej 67 milionë lekësh për të rikonstruktuar sërish Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve.

Viti

2015 2016 2017 2018 2019 2020
Nr. i kërkesave për Azil 106 240 309 4386 6604

2232

Numri i azilkërkuesve në vite, të regjistruar në Shqipëri, sipas Ministrisë së Brendshme

Redaktor
By Redaktor 3 Shtator, 2021 14:55
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Na ndiqni

7.... fjali

Lexo më shumë

Kontekst

Pikëpamje