SARS –CoV-2 NUK u prodhua kovidi për vaksinën… u prodhua vaksina për kovidin

Redaktor
By Redaktor 14 Mars, 2021 09:20

SARS –CoV-2 NUK u prodhua kovidi për vaksinën… u prodhua vaksina për kovidin

Postimet në mediat sociale ngrenë pretendime të rreme se koronavirusi është krijuar “për vaksinën” dhe jo e kundërta.

“Nuk u prodhua vaksina për kovidin. U prodhua kovidi për vaksinën. Nëse e kupton ketë, atëherë kupton gjithçka” shkruan dikush në Twitter.

Por nuk ka asnjë provë se koronavirusi është krijuar ose përhapur qëllimisht, si një hile për të çuar në vaksinim masiv.

Përhapja e koronavirusit filloi me disa raste pneumonie të cilave nuk u dihej origjina, në Wuhan, Kinë, që u raportuan në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga autoritetet kineze, më 31 dhjetor 2019.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shpjegon se shumë nga pacientët e parë kishin lidhje me një treg ku shiteshin prodhime deti dhe kafshë të gjalla, ku dikush mund ta ketë marrë virusin nga një kafshë dhe më pas, virusi mundi të kalonte nga personi në person.

Virusi që shkakton COVID-19 u quajt Sindroma respiratore akute e rëndë koronavirus 2 ose SARS-CoV-2.

Shumë vende e kanë faktuar se SARS-CoV-2 ekziston dhe sekuencat gjenetike për shtame të ndryshme të virusit gjenden në internet.

Këto sekuenca përmbajnë instruksione për krijimin e një proteine të virusit, të cilat janë dhe baza e vaksinave të koronavirusit të Pfizer-BioNTech, Oxford-AstraZeneca dhe Moderna.

Si përfundim, vaksinat janë krijuar për të shpëtuar jetë duke i dhënë imunitet popullatës nga sëmundja.

Deri më tani, janë konfirmuar rreth 114 milionë raste me COVID-19, që kanë çuar në më shumë se 2.5 milionë vdekje në mbarë botën.

Përfundimi: Pretendime të pavërteta.

Vaksina e koronavirusit është krijuar si kundërpërgjigje ndaj pandemisë së SARS-CoV-2.

©Reuters Fact Check team

Redaktor
By Redaktor 14 Mars, 2021 09:20
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Na ndiqni

7.... fjali

Lexo më shumë

Kontekst

Pikëpamje