Tuneli te “Shqiponja” hapet pa u asfaltuar plotësisht

Redaktor
By Redaktor 16 Mars, 2021 19:56

Tuneli te “Shqiponja” hapet pa u asfaltuar plotësisht

Related Articles

Fushata elektorale dhe presioni i medias duket se ka përshpejtuar hapjen e tuneleve në ish-sheshin “Shqiponja”. Mesnatën mes të hënës dhe të martës është hapur tuneli nr. 4 i nënkalimit, i cili do të shërbejë si një portë dalëse për makinat që shkojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit. Gjatë një vrojtimi në këtë segment mesditen e së martës, duket se punimet vijojnë ende brenda tunelit si dhe jashtë tij. Sipas punonjësve, në këtë tunel ka përfunduar rreth 75 % e punës, por do të vazhdojnë akoma ndërhyrjet, si hedhja e shtresës së dytë të asfaltit dhe disa rregullime të tjera. Gjithashtu pritet që javën e ardhshme të bëhet edhe hapja e tunelit nr.3.

Ndërkohë, kujtojmë këtu se e gjithë vepra pritet të përfundojë në vitin 2023, por afrimi i datës së zgjedhjeve  dhe gara e nxehtë politike duket se ka përfshirë edhe projektin e unazës së re.

 

 

 

Redaktor
By Redaktor 16 Mars, 2021 19:56
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Na ndiqni

7.... fjali

Lexo më shumë

Kontekst

Pikëpamje