12.04.2021

Redaktor
By Redaktor 12 Prill, 2021 19:14

Related Articles

13 Prilli shënon nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit ndërkohë që ditën e sotme krerët myslimanë  kanë uruar të gjithë besimtarët, si dhe i kanë siguruar ata që procesi i vaksinimit  nuk e prish agjërimin.

Aeroporti i Kukësit është drejt fazës përfundimtare dhe sipas drejtuesve të tij fluturimi i parë pritet të bëhet në datën 18 Prill, me një linjë direkte nga Londra.

Fushata elektorale ka sjellë përballje të forta premtimesh midis dy rivalëve politikë, ku  kryeministri Rama premton 5 mijë euro për çdo emigrant që investon në Shqipëri ndërsa lideri i opozitës Basha premton ulje taksash dhe rritje pagash për punonjësit.

Qeveria ka vendosur dyfishimin e fondit të ndihmës me 1.3 milionë dollarë për mbështetjen e partive politike gjatë fushatës zgjedhore, duke prekur kështu edhe fondin rezerë të buxhetit të shtetit.

Hetimet për zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pekoreli në Shqipëri, janë futur në ngërç si pasojë e pamundësisë së ekspertëve italianë për të përcaktuar ADN-në në eshtrat e djegura.

Hajdutët të maskuar si shpërndarës picash kanë tentuar të grabisin shtëpinë e një çifti, vjedhje kjo e mbetur në tentativë ndërsa policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e njërit prej autorëve.

Vrasja e një tjetër afroamerikani nga forcat e policisë  është bërë shkak për nxitjen e trazirave dhe protestave të dhunshme antiraciste në Mineapolis të SHBA-së.

Redaktor
By Redaktor 12 Prill, 2021 19:14
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Na ndiqni

7.... fjali

Lexo më shumë

Kontekst

Pikëpamje