08.04.2021
Related Articles
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi ditën e sotme rinisjen e fluturimeve në Rinas, atyre të kategorizuara si më të rëndësishme ndërsa është bërë i mundur edhe arrestimi i 3 kontrollorëve që mendohet se janë organizatorët e grevës.
Lufta politike në Shqipëri është “zhvendosur” në aeroportin e Rinasit, për të cilin, Kryeministri Rama akuzon dhe drejtpërsëdrejti presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se kanë bërë përpjekje për organizim të një grushti shteti.
Dosja e Çapjave i kalon SPAK pasi Prokuroria e Elbasanit ka shpallur mungesë kompetence për të hetuar mbi çështjen e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012, për shkak se është ngritur edhe akuza e grupit të strukturuar kriminal.
Prokuroria e përgjithshme ka nisur hetimet për 30 kandidatë për deputet bazuar në kërkesën e KQZ për verifikim më të thelluar si dhe i është drejtuar ambasadës së SHBA-së mbi informacionet që ajo disponon për kandidatin e PSD, Tom Doshi.
Agjencia Europiane e Barnave EMA ka pranuar që ekziston një lidhje midis vaksinimit me Astrazeneca dhe rasteve të Trombozave si dhe rekomandon që kjo të renditet ne listën e efekteve të mundshme anësore duke qenë se përfitimet nga kjo vaksinë janë më të mëdha.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përjashton nga asambleja zgjedhore e datës 17 Prill 23 federata, ku mes tyre janë edhe federata të rëndësishme si ajo e futbollit, atletikës dhe peshëngritjes.
Pronarët e restoranteve në Kosovë kundërshtojnë masat e reja kufizuese kundër Covid-19 për mbylljen e tyre pasi ato thonë se kjo çon në paralizim të ekonomisë.
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment