10.04.2021

Redaktor
By Redaktor 10 Prill, 2021 19:07

Related Articles

140 kg kokainë janë sekuestruar nga policia në portin e Durrësit të fshehur në një kontenier me banane që vinte nga Ekuatori si dhe janë arrestuar dy administratorë të kompanisë “Masabi Fruits” në Tiranë, që ishin edhe pritëset e kësaj ngarkese.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës, ku Bilbil Shirja ka djegur bashkëshorten e tij në makinë dhe më pas është vetvarur në një pemë, jo shumë larg nga vendngjarja.

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg 2 kontrollorë të Rinasit, ndërsa eshtë vendosur masa ‘arrest shtëpie’ për kontrolloren Flora Ndreca, meqenëse ka fëmijë të mitur.

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person dhe ka proceduar penalisht drejtuesin lokal të LSI-së në Pukë, Demir Syla me akuzën për blerje të votave, ndërkohë që dega e LSI-së Shkodër, e ka cilësuar këtë ‘një veprim politik të nxitur nga rilindja’ dhe ka shtuar se përfaqësuesit e saj po tregonin mënyrën e votimit.

Statistikat nga Qendra Kombëtare e Biznesit tregojnë se dhjetra biznese në Shqipëri kanë nisur prodhimin e monedhave virtuale “Bitcoin”.

Prokuroria italiane  ka vënë nën hetim zyrtarin e lartë të OBSH-së që akuzohet se manipuloi raportin për përballimin e situatës pandemike në Itali.

Tensionohet situata midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi Rusia ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake për të mbojtur qytetarët e saj, ndërsa nga ana tjetër, ushtria ukrainase ka mohuar akuzat për një përgatitje të mundshme të një sulmi kundër rajoneve proruse.

Redaktor
By Redaktor 10 Prill, 2021 19:07
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Na ndiqni

7.... fjali

Lexo më shumë

Kontekst

Pikëpamje