25.02.2020
Related Articles
Është vrarë me armë zjarri në qendër të Tiranës një person i identifikuar si Behar Sofia, 66 vjeç, i dyshuar për trafik droge dhe një sërë veprash të tjera penale, ndërsa ende mbeten të paidentifikuar autorët e kësaj ngjarje të rëndë.
Covid-19 ka shënuar një numër rekord prej 21 viktimash, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e sotme ka lënë në fuqi të njëjtat masa kufizuese përfshirë edhe orën policore, që mbetet sërish 20.00 me 06.00.
KQZ ka konfirmuar se personat e izoluar me Covid mund të mbeten pa votuar, pasi ligji shqiptar nuk parashikon votim në shtëpi, ndërsa vota e emigrantëve është ende e pavendosur.
Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen si kryetar nga partia e tij Fryma e Re Demokratike, vetëm një ditë nga marrëveshja e koalicioneve për zgjedhjet e 25 prillit, duke lënë të kuptohet se nuk ka qenë dakord me këtë vendim të marrë nga kryesia e kësaj partie.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha ditën e sotme, duke u njohur me programin e PD-së dhe duke ritheksuar edhe një herë nevojën për lista me figura të pastra të kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje.
Komuna e Tuzit në Malin e Zi, me shumicë shqiptare është përfshirë nga protestat kundër shtrëngimit të masave anti-covid, duke i konsideruar ato të ashpra pasi zona nuk është në zonën e kuqe të infektimeve.
Presidenti amerikan Joe Biden ka shfuqizuar vendimin e ish-presidentit Donald Trump, që bllokonte aplikuesit e lejeve të qëndrimit (green card) të hynin në Shtetet e Bashkuara.
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment