Letra ‘Joe, ti e di që kam fituar’, nga Donald Trump, nuk është e vërtetë

Redaktor
By Redaktor 25 Shkurt, 2021 14:18

Letra ‘Joe, ti e di që kam fituar’, nga Donald Trump, nuk është e vërtetë

Related Articles

Një foto e supozuar e letrës së lënë nga ish presidenti Donald Trump për presidentin e ri Joe Biden, është shpërndarë me qindra herë online. Në foton e kësaj letre lexohet “Joe, ti e di që unë fitova”. E ndërsa është e vërtetë që Trumpi ka lënë një letër për Joe Biden, ka të dhëna që kjo letër është mashtrim.

Qindra përdorues të Facebook-ut e shpërndanë imazhin dhe disa komentuan se besonin që letra ishte e vërtetë, duke shkruar “Pra, kjo është letra” dhe “E dua Presidentin Trump. Ai gjithmonë thotë të vërtetën!”

Trumpi e vazhdoi traditën presidenciale për të lënë një letër për pasardhësin e tij, por përmbajtja e saj nuk është bërë publike deri më tani. Ditën e inaugurimit, më 20 Janar, Presidenti Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Presidenti ka shkruar një letër goxha të gjatë, por meqenëse ishte private, nuk do flas për këtë, pa folur me të, së pari”.

Gjithashtu ka të dhëna se letra është krijuar me anë të programeve të përpunimit të imazheve. Vula presidenciale në letrën e falsifikuar nuk përputhet me vulën në letrat e mëparshme të dërguara nga Shtëpia e Bardhë në kohën e Trumpit. Letrat që Trumpi u ka dërguar, liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në vitin 2018 (këtu) dhe Presidentit të Turqisë Taip Erdogan në vitin 2019 (këtu), kanë stemë ngjyrë floriri në fillim të letrës, ndërsa kjo letër e falsifikuar ka një stemë me ngjyrë të njëjtë me atë që del nëse kërkon në Wikipedia ‘Stema e Presidentit të Shteteve të Bashkuara’ (këtu).

Kjo letër false ka gjithashtu edhe një adresë në fund, e cila nuk është e njëjtë me letrat e mëparshme të ish presidentëve, siç vërehet nga Fact checkers Lead Stories.

Përfundimi: E pavërtetë.

Në letër ka mospërputhje të shumta stili me letrat e mëparshme të dërguara nga Shtëpia e Bardhë në kohën e Trumpit. Ish presidenti ka lënë një letër për Biden, por ajo nuk është bërë publike deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

 

Marrë nga Reuters

 

Redaktor
By Redaktor 25 Shkurt, 2021 14:18
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Na ndiqni

7.... fjali

Lexo më shumë

Kontekst

Pikëpamje