Një dimër i shtrenjtë dhe i ftohtë po vjen

Redaktor
By Redaktor 27 Korrik, 2022 14:27

Aleksandar Milošević

Në momentin e shkrimit, më 12 korrik në ora 23:08, çmimi i energjisë elektrike në tregun spot në Serbi është 405 euro për megavat orë.

Nuk është çmimi më i lartë në Europë – në Francë, për shembull, është 455 euro, dhe në Greqi 451 euro. Nuk është as çmimi më i lartë sot – vetëm tre orë më parë, në orën 20, kemi paguar 493 euro për rrymë, me çmim më të lartë se zvicerani dhe pak më i ulët se rumunët.

Kjo është diçka që e shohim çdo ditë pavarësisht se është verë, një kohë kur presioni mbi sistemet energjetike në të gjithë Europën është dukshëm më i ulët se në dimër. Kompania e Energjisë Elektrike së Serbisë çdo ditë detyrohet të importojë rrymë me çmime që mesatarisht arrijnë nga 360 deri në 380 euro për megavat orë dhe pastaj t’ia shesë ekonomisë me 75 euro ose me çmim edhe më të lirë për qytetarët. Pra, me çdo kilovat që importon, KEES po mbytet gjithnjë e më shumë. Dhe Ai vazhdon të importojë.

Dekada të erozionit sistematik të sistemit më të rëndësishëm ekonomik në vend çuan në prishjen e termocentralit më të madh në Serbi këtë dimër. U prish njësoj si prishet një fshesë me korrent ose një llambë plastike. Si një tharëse flokësh kineze, termocentrali “Nikola Tesla”, krenaria e inxhinierisë jugosllave, thjesht cëcëriti një ditë kur në kaldajat e tij në vend të qymyrit u derdh baltë. Dhe më pas u shemb edhe rrjeti i nënstacioneve dhe linjave të transmetimit. Eskavatori 19 milionë euro mori flakë, shpërtheu kaldaja… Epilogu është një kredi 650 milionë euro për importin e energjisë elektrike më të shtrenjtë në histori, sepse pa atë borxh nuk do të punonin llambat në Serbi dhe fabrikat do të duhej të ndalonin. Epilogu i mëtejshëm është se energjia elektrike tani do të duhet të rritet deri në 20 për qind, siç llogaritet nga Këshilli Fiskal dhe termocentralet ende nuk po punojnë siç duhet.

Sot Serbia nuk ka mjaftueshëm energji elektrike dhe as qymyr të mjaftueshëm dhe kjo është gjendja në të cilën do ta presë dimrin në kohën e krizës më të madhe energjetike në Europë. Çmimi i energjisë elektrike me dorëzim brenda një viti sapo ka arritur në 340 euro për megavat orë në Gjermani, që është një sinjal se nuk duket normalizimi. Pyetja është nëse do t’i shohim sërish çmimet prej 50, 60 euro që ishin të vlefshme para luftës në Ukrainë. Edhe gjatë krizës së vitit 2008 këto çmime nuk i kalonin 100 euro për megavat orë, ndërsa tani janë katër herë më shumë.

Europa vazhdon të ndërpresë lidhjet e saj ekonomike me Rusinë dhe Rusia vazhdon të kërcënojë t’i frenojë gazin Europës. Në nivel global kjo nënkupton nivele rekord të inflacionit, i cili zyrtarisht arriti në 11.9 për qind në Serbi.

E gjithë kjo na lë me frikën për të hyrë në stinën e re të dimrit pa parashutë. Kufizimet që po përmenden gjithnjë e më shpesh ndoshta nuk do të ndodhin – shteti importon qymyr edhe nga Kina në mënyrë që qytetarët të mos rijetojnë vitet ’90, kur ndërprerjet e energjisë elektrike ishin një gjë e përditshme. Por rreziku mbetet. Tani jemi në mëshirën e rreziqeve të jashtme përtej kontrollit tonë për shkak të dështimeve tona të brendshme. Nëse konflikti midis BE-së dhe Rusisë hyn në muajt e dimrit, kur leva e energjisë e kontrolluar nga Moska do të jetë dukshëm më vdekjeprurëse sesa në këto ditë të ngrohta korriku, kërkesa për çdo kilovat mund të bëhet aq e madhe sa thjesht nuk do të ketë energji elektrike të mjaftueshme në treg. Është një skenar ekstrem, por ndaj të cilit jemi ekspozuar nga neglizhenca jonë. Edhe nëse do të ketë energji elektrike, çmimi do të jetë stratosferikisht i lartë dhe Serbia do ta paguajë me investime më të vogla në rrugë, kanalizime dhe shërbime publike, pasi tashmë ka filluar të shtyjë punimet e ndërtimit për të devijuar fondet për blerjen e burimeve të energjisë.

Dhe energjia elektrike është, natyrisht, vetëm një pjesë e enigmës. Po gazi? Po nafta? Po druri i zjarrit? Dhe pastaj transporti, termocentralet, industria, ushqimi? Praktikisht gjithçka.

Nuk duket tani në korrik, por na pret vërtet një dimër i shtrenjtë dhe i ftohtë. Dhe një më i shtrenjtë dhe më i ftohtë se ai i mëparshmi.

Aleksandar Milošević, redaktor i rubrikës ekonomike të gazetës “Danas”

Të drejtat e autorit i përkasin faqes https://okruzenje.com

Redaktor
By Redaktor 27 Korrik, 2022 14:27
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Na ndiqni

7.... fjali

Lexo më shumë

Kontekst

Pikëpamje