Pse Verfikoj?

Redaktor
By Redaktor 17 Janar, 2021 08:27

Shtimi i një portali në historinë e shkurtër por të vrullshme të portaleve në territorin e Shqipërisë, mund të shtojë kakofoninë e zërave që përpunojnë dhe përcjellin informacion.

Prandaj, që në hyrje ne po ju themi se çfarë NUK do të gjeni në hapësirën virtuale të “verifikoj.al”.

Në rubrikat e “verifikoj.al” mos prisni të lexoni lajmet që sapo kanë ndodhur, raportimi i të cilave kthehet në një “garë kuajsh” mes portaleve, sepse kjo garë ka vrarë standardin bazë të gazetarisë, ‘saktësinë’.

Tek verifikoj.al nuk do të gjeni as lajmet që ‘gatuhen’ në zyrat e marrëdhënieve publike, pavarësisht nëse këto zyra janë me logo shtetërore, private, tregëtare apo politike, sepse kjo sjellje ka asgjësuar një tjetër standard të gazetarisë, atë që gazetaria nuk është tub bosh transmetimi, ku mund të hedhë produkte kushdo. Gazetaria është e ndërgjegjshme për ngjarjet që shkruan dhe e përgjegjshme për mënyrën se si shkruan mbi ngjarjet.

Në hapësirën “verifikoj.al” nuk do të as gjeni informacione apo foto, të cilat ju joshin për të klikuar me shpresën se pas klikimit do të plotësoni vuajërizmin tuaj, sepse lajmet mbi seksin dhe krimin na kthejnë pas në gazetarinë e fillimit të shekullit të 20-të.

Dikush mund të mendojë se nuk ngelet asgjë tjetër pas përjashtimit të tipologjive të mësipërme të informacionit. Në fakt, JO. Gazetaria moderne, gazetaria e përgjegjësisë sociale, nis pikërisht pasi shmangen llojet e gazetarisë që ne kemi përjashtuar.

Është mision i vështirë, por jo i pamundur. Mineralet më të çmuara gjenden në thellësinë e nëntokës.

Sfida jonë është të shkruajmë lajme, jo vetëm për t’u informuar në mënyrë të shëndetshme, por edhe për të kultivuar shijen për informacionin.

Redaktor
By Redaktor 17 Janar, 2021 08:27
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Na ndiqni

7.... fjali

Lexo më shumë

Kontekst

Pikëpamje