27.02.2020

Redaktor
By Redaktor 27 Shkurt, 2021 15:14

Related Articles

  1. Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të hënën Brukselin, per t’u takuar me Komisionerin për Politikën e Jashtme, Josep Borrel dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të biseduar mbi ecurinë e Shqipërisë në lidhje me integrimin evropian dhe përdorimin e fondeve të BE-së për rindërtim, që u akorduan pasi Shqipëria u godit nga tërmeti.
  2. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për t’u bërë një front përballë COVID 19, ndërkohë që qëndra të mëdha urbane, si Elbasani, janë kthyer në vatra të nxehta.
  3. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka kujtuar edhe një herë partitë politike se, 8 marsi është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet në çdo qark, duke u bërë thirrje edhe një herë për pastërtinë e këtyre figurave.
  4. Ministria e Brendshme fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartës së identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj, pasi gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe këtë ditë të shtunë.
  5. Lulzim Basha ka pohuar se programi i Partisë Demokratike do të ketë një sërë lehtësirash fiskale për sektorin e energjisë, në veçanti ai i energjisë së rinovueshme.
  6. Presidenti Vuçic gjatë një vizite në një kazermë ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës, ka deklaruar se qeveria e tij do të ketë një plan investimesh për serbet e Kosovës në Mitrovicë dhe Graçanicë.
  7. Italia ka ashpërsuar masat në pesë zona të saj pas rritjes së numrit të të infektuarve, ndërsa OBSH-ja ka deklaruar se, vende si Brazili, mund të përjetojnë një valë të dytë infektimesh katastrofike.
Redaktor
By Redaktor 27 Shkurt, 2021 15:14
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Na ndiqni

7.... fjali

Lexo më shumë

Kontekst

Pikëpamje