Hakerat sulmojnë portalin unik ballkanik të financuar nga BE-ja
Related Articles
Sulmohet platforma e medias që kontribuon për komunikimin në ballkan. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, drejtuesit e projektit të mbështetur nga Fondi Europian për Ballkanin dhe Lëvizjes Europiane në Serbi, bëjnë me dije se faqja zyrtare e këtij projekti, “Vicinity Chronicles” ka qenë nën sulme të vazhdueshme hakerash.
“Ne supozuam se sulmi në faqen tonë “Vinicity Chronicles” nuk ishte i qëllimshëm, megjithatë, me gjithë masat e marra dhe mirëmbajtjen e rregullt të faqes, këto sulme përsëriten vazhdimisht, kështu që gjithçka flet në favor të dyshimit të bazuar, se portali ynë është cak i dikujt”, shkruhet në deklaratën e drejtuesve të projektit.
Vicinity Chronicles është një portal unik dhe i vetmi i këtij lloji, ku çdo javë publikohen tekste të autorëve nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ku shprehen pa censurë pikëpamje të ndryshme për të njëjtat tema. Që në fillim, të gjithë autorët i kanë paraqitur pikëpamjet e tyre në mënyrë të qytetëruar, pa fyer të tjerët. Ne besojmë se “Vinicity Chronicles” është një shembull i rrallë i një mënyre të dëshirueshme për dialog dhe një promovues i një kulture të dialogut që, për fat të keq, pothuajse nuk ekziston në këto zona, por edhe një hapësirë për të shprehur lirshëm pikëpamjet, pavarësisht nëse pajtohen me grupet në pushtet në cilindo nga këto vende.
“Është e trishtueshme që liria e fjalës dhe e mendimit e shqetëson dikë deri në atë masë, saqë një projekt, misioni i të cilit është afrimi dhe mirëkuptimi, mund të shkaktojë një rezistencë të tillë. Autorët e këtyre sulmeve është e qartë se nuk i kuptojnë proceset në të cilat ne jemi pjesë, për çka na mbetet vetëm të pendohemi”, vazhdon më tej komunikata për shtyp.
Kujtojmë një vit e gjysmë më parë, kur llogaria e “Vicinity” në Twitter u ndërpre përgjithmonë, pa asnjë mundësi rikthimi të saj. Të dy këto ngjarje, padyshim nuk janë të rastësishme, por siç e thamë atëherë, kjo as nuk do të na trembë e as nuk do të na ndalojë. Ne do të vazhdojmë të promovojmë të gjitha vlerat në të cilat besojmë, që “shpërthime” të tilla të mbeten në pakicë dhe që qytetarët e rajonit të mos mbeten peng i kalkulimeve politike ditore që na tërheqin jo vetëm larg anëtarësimit në BE, por edhe nga vlerat pa të cilat është e pamundur të imagjinohet një shoqëri demokratike.
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment