29.01.2021
Related Articles
29 janar…
Albin Kurti, nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, pasi gjykata Supreme rrëzoi ankesën e paraqitur ndaj një vendimi të mëparshëm që nuk lejonte 5 kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në zgjedhje.
Koncesionin e Rinasit, do ta zhbëjmë kur të jemi në pushtet, tha kryetari i opozitës Basha, si një reagim ndaj zgjatjes së afatit të koncesionit të Rinasit prej 13 vjetësh për “Kastrati grup” që bleu së fundmi të drejtën e operimit të aeroportit për 80 milionë euro nga kompania kineze “China Everbright Limited”
Greqia mbështet fuqishëm integrimin europian të Shqipërisë, tha dje ministri i jashtëm grek Dendias, duke theksuar angazhimin e Samitit të Selanikut të 2003 ku kryetarët e vendeve të BE-së u shprehën se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Europian!
OBSH, nis hetimin në Wahn, qendrën e shpërthimit të virusit covid 19.
9 jetë të humbura, 896 raste të reja me Covdi 19, u shënuan sot në Shqpëri.
908 qytetarë ka gjobitur dje policia e shtetit për mos respektimin e masave anti covid (mosmbajtja e maskës gjobitet me 3000 lekë)
Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë sfiduese dhe jetike, tha dje ambasadori britanik në Tiranë në konferencën “kostot e demokracisë- paratë në zgjedhje”
Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.
Write a comment